AVANCIMI I PJESËMARRJES DHE PËRFAQËSIMIT TË GRUPEVE TË PAKICAVE ETNIKE NË ARSIM

AVANCIMI I PJESËMARRJES DHE PËRFAQËSIMIT TË GRUPEVE TË PAKICAVE ETNIKE NË ARSIM

Qëllimi i projektit ishte për të avancuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grupeve të pakicave etnike në sistemet arsimore në vendet e Ballkanit Perëndimor duke promovuar praktikat e mira dhe mbështetjen e iniciativave lokale. Projekti “Avancimi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grupeve të pakicave etnike në arsim”, kishte për qëllim fuqizimin e nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të ndërtuar iniciativa të cilat avancojnë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e pakicave etnike në arsim fillor (të detyruar). Projekti ka filluar nga hulumtimet kualitative për të kërkuar opinionet e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit në praktikat aktuale të strategjive të përfshirjes shkollore prind-komunitet të shkollave në lidhje me krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës pjesëmarrës, përkatësisht përpjekjet për të angazhuar prindërit që i përkasin pakicave kombëtare në qeverisje në nivel shkolle. Studimet kombëtare dhe rajonale u botuan në një përmbledhje në gjuhën angleze dhe në gjuhët e rajonit. Rezultatet janë përmbledhur dhe diskutuar në nivel rajonal. Mbledhja e praktikave të mira të aktorëve të arsimit për të reduktuar pabarazinë dhe për të rritur cilësinë e arsimit u zhvillua paralelisht me aktivitetet më lart. Ajo përfshinë një rishikim të llojeve të ndryshme të ndërhyrjeve të zbatuara përmes pjesëmarrjes së aktorëve (nxënësit e shkollave dhe prindërit në veçanti), me qëllim për të çuar përpara gjithëpërfshirjen arsimore dhe cilësinë në nivelin e komunitetit lokal dhe shkollorë, dhe të sigurojë mekanizma për të mësuarit horizontal dhe shkëmbimin e praktikave më të mira duke mbështetur iniciativa të qëndrueshme në nivel institucional dhe lokal. Produkti final ishte një libër me praktikat më të mira. Pas kësaj, komunitetet lokale u angazhuan në aktivitete duke planifikuar për të përcjellur pikëpamjet e tyre mbi përfshirjen dhe cilësinë e programit në nivel lokal. Këto iniciativa lokale, me qëllim të promovimit të përfshirjes dhe cilësisë kulmuan në konferencat rajonale, në të cilat edhe u diskutuan rezultatet e projektit.

Rezultatet kryesore:

  1. U ndërtua një rrjetit funksional rajonal për avancimin e gjithëpërfshirjes arsimore ;
  2. U nxorrën informata relevante mbi pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grupeve etnike të minoriteteve në nivel shkollor;
  3. Praktikat e mira për të siguruar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin janë mbledhur dhe shpërndarë;
  4. U inkurajuan iniciativat lokale për përmirësimin e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit.

 

  • Periudha e implementimit
    19/05/2009 deri 18/05/2011
  • Personeli
    Jehona Xhaferi
  • Partnerët dhe Donatorët

    Bashkimi Evropian

    Open Society Institute (OSI)

  • Research