AVANCIMI I PËRFSHIRJES DHE CILËSISË NË ARSIM
AVANCIMI I PËRFSHIRJES DHE CILËSISË NË ARSIM
Projekti ” Avancimi i Përfshirjes dhe Cilësisë në Arsim në Evropën Juglindore”, ishte një projekt kërkimor ndërkombëtar i mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Arsimit të Institutit për Shoqëri të Hapur. Ky projekt përkon me vendimin e përfaqësuesve të OSI-lidhur me 10 vendet e Evropës Juglindore (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia). Objektivat kryesore të projektit ishin:
- Të kuptuarit më të mirë të shkaqeve të pabarazive në cilësinë dhe barazinë e arsimit, duke kryer studime kombëtare të drejtorëve të shkollave;
- Të mbështesë iniciativa të qëndrueshme në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal për të përmirësuar cilësinë dhe përfshirjen.
Aktivitetet e projektit ishin të ndara në tri grupe:
- Hulumtim kombëtar i drejtorëve të shkollave për të zbuluar aftësitë, vlerat, qëndrimet dhe praktikat e tyre;
- Hulumtim kombëtar i nevojave të prindërve, pritjet dhe përvojat e tyre në lidhje me përpjekjet e shkollave drejt angazhimin e tyre në jetën e shkollës;
- Hulumtim i veprimit për të filluar iniciativa të reja me bazë në komunitet dhe për të dokumentuar iniciativat ekzistuese te cilat janë të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshirjen.
Rezultatet kryesore:
- Hulumtimi dhe raportet e hulumtimit mbi kapacitetet, vlerat, qëndrimet dhe veprimet e drejtuesve të shkollave ndaj avancimit të gjithëpërfshirjes arsimore dhe cilësisë në nivel shkolle në tetë vendet e Evropës Juglindore;
- Tridhjetë projekte kërkimore të kryera në 10 vendet e Evropës Juglindore me përfshirjen e rreth 800 deri ne 2000 pjesëmarrës, duke përfshirë nxënësit, prindërit dhe mësuesit dhe raportet e lidhura.
- Vëllimenë gjuhët lokale mbi rezultatet e hulumtimeve kombëtare të drejtorëve të shkollave, si dhe rezultatet e hulumtimit të veprimit me pjesëmarrje.
- Një vëllim sintezë rajonal i gjetjeve të hulumtimit të studimit dhe të veprimit në gjuhën angleze.
-
Periudha e implementimit01/01/2007 deri 31/12/2010
-
PersoneliDukagjin Pupovci
-
Partnerët dhe Donatorët
SOROS Foundation
-