AVANCIMI I KOMUNIKIMIT ME PRINDËR NË SHKOLLAT E KOSOVËS

AVANCIMI I KOMUNIKIMIT ME PRINDËR NË SHKOLLAT E KOSOVËS

Projekti “Avancimi i komunikimit me prindër në shkollat e Kosovës” është rezultat i një hulumtimi të gjerë për përfshirjen e prindërve në jetën e shkollës, që është bërë në Kosovë në kuadër të një projekti rajonal ku janë përfshirë 539 shkolla fillore të Kosovës. Një nga rekomandimet ka qenë të hartohen procedurat për takime më efektive me prindër. Kështu që ky projekt ka pas për qëllim avancimin e komunikimit në mes të shkollës dhe prindërve. Objektiva specifike e këtij projekti është të hulumtohet nëse janë të dobishme qasjet e reja metodologjike të komunikimit me prindër për pjesëmarrje më të madhe të prindërve në jetën e shkollës. Për këtë arsye janë zgjedhur 6 shkolla të Kosovës, nga të cilat 3 në vise urbane dhe 3 në vise rurale. Secila shkollë i ka zgjedhur nga dy përfaqësues të shkollës, një nga personeli i shkollës (kryesisht vetë drejtori i shkollës) dhe një nga prindërit, të cilët kanë marrë pjesë në një punëtori dy ditore ku janë hartuar procedurat dhe metodologjia e re për komunikim me prindër. Gjatë punëtorisë është dakorduar të hartohet metodologjia dhe procedurat për takime individuale me prindër, të cilat nuk janë praktikë e zakonshme në shkollat e Kosovës. Metodologjia dhe procedurat u janë prezantuar dhe shpërndarë mësimdhënësve të shkollave të përzgjedhura. Nga mësimdhënësit është kërkuar që të mbajnë takime individuale me prindër ku edhe janë monitoruar gjatë këtyre takimeve. Në fund janë mbledhë informata nga mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave të përzgjedhura për bashkëpunimin me prindër në përgjithësi dhe dobishmërinë e takimeve individuale duke e përdorur metodologjinë dhe procedurat e zhvilluara.

 

  • Periudha e implementimit
    01/02/2009 deri 30/11/2009
  • Personeli
    Dukagjin Pupovci
  • Partnerët dhe Donatorët

    Open Society Institute (OSI)

  • Research