ARSIM I LARTË PËR MINORITETE NË KOSOVË
ARSIM I LARTË PËR MINORITETE NË KOSOVË
Konferenca Ndërkombëtare njëditore me temën “Arsimi i lartë për minoritete në Kosovë” u organizua më 18 maj 2006 në Prishtinë me përkrahjen financiare të “Forumit 2015”. Me organizimin e kësaj konference, “Forumi 2015” synoi hapjen e një dialogu të mirëfilltë për adresimin e një aspekti të rëndësishëm të arsimimit të minoriteteve në Kosovë, në dritën e përpjekjeve të kosovarëve për të qenë pjesë e integrimeve evropiane. Qëllimi parësor i Konferencës ishte të hapet debati në shoqërinë kosovare për modalitetet e arsimit të lartë për minoritete në Kosovë, në përpjekje për t’i përmbushur nevojat e komuniteteve etnike për arsimim në gjuhën amtare. Konferencës i parapriu një studim i hartuar nga Georg Woeber, ekspert i arsimit të lartë nga Austria, ndërsa u ftuan pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet evropiane që kanë përvoja pozitive në zgjidhjen e problemeve të minoriteteve.
-
Periudha e implementimit16/02/2005 deri 31/07/2005
-
PersoneliDukagjin Pupovci
-
Partnerët dhe Donatorët
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
-