KRAEEYN 3

Përshkrimi

Projekti ka për qëllim  zgjerimin dhe forcimin e rrjetit KRAEEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas), rrjet ky i profesionistëve dhe para-profesionistëve që kontribuojnë  në Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Ky rrjet është themeluar duke u bazuar në konceptin “Romani Early Years Network (REYN)”, iniciuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (International Step by Step Association – ISSA). Deri më tani rrjeti KRAEYN ka si anëtarë individ dhe organizata të cilët avokojnë për mirëqenien e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe për përfshirje në edukim cilësorë dhe gjithëpërfshirës. Nga tetori i vitit 2018 zhvillohet faza e tretë të projektit KRAEEYN. Synim kryesor i kësaj faze të KRAEEYN është rritja e numrit të anëtarëve të ri jo vetëm nga fusha e edukimit, por edhe mirëqenia dhe shëndetësia dh ofrimi i mundësive të zhvillimit profesional.  Projekti vazhdon të ofrojë përkrahje për anëtarët e KAEEYN-it dhe do t’i ndihmojë ata të organizojnë një numër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, mirëqenies dhe edukimit për të mirën e  fëmijëve rom, ashkli, egjiptian dhe të tjerët.