PEACOCK-FACE 2 (PAQE PËRMES KOMPETENCAVE, BASHKËPUNIMIT DHE NJOHURIVE)

PEACOCK-FACE 2 (PAQE PËRMES KOMPETENCAVE, BASHKËPUNIMIT DHE NJOHURIVE)

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Mbështetja e bashkëjetesës paqësore të të gjitha grupeve etnike në Kosovë përmes prezantimit të programit mësimor për zhvillimin personal.   Përmes projektit PEACOCK do të:

  • Zhvillohen materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie për zhvillimin personal dedikuar klasave 5 – 9
  • Përshtaten materialet ekzistuese për përdorim në kontekstin Kosovar
  • Zhvillohen kurse trajnimi on-line dhe ballë për ballë për studentë dhe mësimdhënës para dhe në shërbim
  • Arrihen ndryshime të qëndrueshme në sistemin e trajnimit të mësimdhënësve
  • Integrohen konceptet në programimin/syllabuset e arsimit të mësimdhënësve para-shërbimit
  • Transferohen materialet për Zhvillim Personal/Shkathtësitë për jetë në arsim, para-shërbimit dhe në shërbim
  • Zhvendoset ligjërimi prej atij të bazuar në njohuri, në mësimdhënie të bazuar në kompetencë studentore.

Fakulteti i Edukimit si partner i projektit zhvillon konceptet e shkathtësive të jetës përmes:

  • Integrimit të koncepteve në program/syllabuse,
  • Zhvillimit të një kursi online dhe ballë për ballë për studentët,
  • Zhvillimit të simpoziumit dhe analizës rreth zhvillimit të shkathtësive tek nxënësit në sistemin tonë arsimor

 

  • Periudha e implementimit
    01/02/2019 deri 30/06/2023
  • Personeli
    Hana Zylfiu-Haziri
  • Partnerët dhe Donatorët

    Zurich University of Education (PHZH)

  • Research