KEC ricertifikohet për ISO 9001:2015

Data e publikimit

Certifikata ISO 9001

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) me përkushtim të madh ka vazhduar të punojë në zbatimin dhe avancimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat që dalin nga standardi ndërkombëtar ISO 9001:2015. Që nga viti 2017, kur është certifikuar për herë të parë e deri më tani, KEC në përputhje me standardin ISO 9001:2015 ka zhvilluar një sërë procedurash, udhëzuesish pune dhe dokumentesh tjera të nevojshme të cilat kanë lehtësuar dhe avancuar proceset e punës së organizatës.

Edhe këtë vit KEC është vlerësuar dhe është ricertifikuar për periudhën e ardhshme trevjeçare nga trupi certifikues i akredituar MSECB për fushëveprimin: “Disenjimi, zhvillimi, menaxhimi dhe zbatimi i projekteve dhe i programeve të trajnimit në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, rinisë dhe shërbimeve sociale”.

KEC me përkushtim do të vazhdojë të punojë dhe zhvillojë tutje proceset e punës në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO 9001:2015, që ta mbajë standardin e cilësisë së shërbimeve që ofron.