Lajme

Ftesë për shkolla fillore dhe të mesme të ulëta për pjesëmarrje në projekt

28 Shkurt, 2022
Description

Projekti “Mjedis shkollor i digjitalizuar që përkrah të nxënit tërëjetësor për mësimdhënës dhe nxënës”,  i cili zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), me përkrahjen e UNICEF në Kosovë ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për transformimin digjital të arsimit që u mundëson mësuesve dhe shkollave të shfrytëzojnë potencialin e mësimit të kombinuar, me synim arsimin cilësor gjithëpërfshirës, përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe zhvillimin e aftësive për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.

Në këtë fazë, projekti do të bëjë përzgjedhjen e 20 shkollave nga 4 komuna (Gjilan, Gjakovë, Dragash dhe Lipjan) për bashkëpunim me projektin.

Përzgjedhja e shkollave do të bëhet përmes vlerësimit të Shprehjeve të Interesit, sipas kritereve të renditura më poshtë.

Shkolla duhet të:

– Jetë e nivelit të arsimit parauniversitar;

-Të dëshmojë gatishmëri të të gjithë stafit dhe të menaxhmentit për t’u përshirë në trajnimet dhe aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të projektit;

-Ketë infrastrukturë të mirë të Teknologjisë informative (posedimi i kompjuterëve / laptopëve dhe qasjen në internet);

-Jetë e gatshme për të shpërndarë informatat dhe praktikat më të mira edhe me shkollat tjera;

-Dëshmojë praninë e praktikave gjithëpërfshirëse;

-Ketë përvoja me projekte apo programe tjera të mëhershme (e preferueshme) me fokus në gjithpërfshirje, përdorim të teknologjisë arsimore dhe zhvillim të përmbajtjeve mësimore sipas kërkesave të kornizës së kurrikulës;

-Demonstrojë gatishmërinë për të shfrytëzuar mësimin e kombinuar duke përdorur platformën shkollat.org dhe materiale të tjera nga platforma të ndryshme zyrtare të rekomanduara nga MAShTI.

Përmes kësaj Thirrje, ftojmë të gjitha shkollat e interesuara që të aplikojnë duke dërguar një Shprehje të interesit më së largu deri me 14.03.2022 në adresën elektronike stoska@kec-ks.org. Për informata më të hollësishme rreth thirrjes, mund të na shkruani përmes postës elektronike në adresën e sipërshënuar.

Vetëm shkollat që do të përzgjidhen do të njoftohen për hapat e mëtutjeshëm.

Lajme