Lajme

FTESË PËR PJESËMARRJE: Trajnimi për përfaqësues të OShC dhe shkollave me tematikën Edukimi për Qytetari Aktive dhe të Drejta të Njeriut

17 Nëntor, 2021
Description

 

 Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me Dvv International – Zyra në Kosovë, organizon Trajnimin për përfaqësues të OShC-ve me tematikën Edukimi për Qytetari Aktive dhe të Drejta të Njeriut që do të mbahet nga data 09-12 dhjetor 2021.

Qëllimi i këtij projekti është të rrisë kapacitet e OShC-ve dhe të rinjve për të qenë qytetar aktiv dhe për të promovuar të Drejtat e Njeriut në shoqëri.

Ftohen të gjithë aktivistët e organizatave jo-qeveritare dhe mësimdhënësit nga shkencat shoqërore, që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë trajnim. Aplikimet nga përfaqësuesit e grupeve minoritare, përfaqësuesit e OJQ-ve që punojnë me të rinj do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes

Ju lutemi aplikoni duke dërguar në mbrovina@kec-ks.org

një rezyme bazike (CV) dhe

letër motivimi (1 faqe max.)

Data e fundit për aplikim do të jetë: 26 nëntor 2021. Për përzgjedhjen apo mos përzgjedhjen Tuaj, do të njoftoheni me datën: 03 dhjetor 2021.

 

*Shpenzimet për akomodim të plotë dhe transport për të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të mbulohen nga organizatori.

Lajme