Zhvillim inovativ për avancimin e arsimit – IDEA 2022

Përshkrimi

Programi një-vjeçar “Zhvillim inovativ për avancimin e arsimit – IDEA 2022” financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Marrëveshjes Kornizë për Partneritet (Framework Partnership Agreement) të nënshkruar ndërmjet KEC dhe Zyrës së BE-së në tetor të vitit 2019. Veprimi në fjalë është pjesë përbërëse e Strategjisë së KEC-it 2020-2024, e cila synon të përmirësojë cilësinë dhe llogaridhënien në arsim përmes përfshirjes në avokim dhe politikëbërje. Paralelisht, kjo FPA kërkon sinergji me aktorët e tjerë në fushën e arsimit, dhe KEC ka mbi dy dekada përvojë në partneritet me aktorët e shoqërisë civile, agjencitë qeveritare dhe komunitetet donatore. Ky është një aspekt thelbësor i programit aktual, pasi shkon drejtpërsëdrejti drejt përmbushjes së objektivave të Komponentit I (Identifikimi dhe Shtrirja) dhe vendos bazat për objektivat e Komponentit II (Kontributi dhe Impakti).

 

Aktivitetet e projektit:

–  Zhvillimi i një plani për të organizuar një seri podkastesh edukative për të identifikuar dhe analizuar çështjet arsimore

–  Organizmi i një seri podkastesh sipas planit

–  Krijimi i një platforme të avokimit të OSHC-ve: Shoqëria e Podkasteve të Edukimit (EPS)

–  Angazhimi në iniciativa avokuese që synojnë përmirësime në fushën e arsimit

–  Ofrimi i kontributit të strukturuar në proceset e politikëbërjes

Partnerët dhe Donatorët