EU-SIMRAES II

Përshkrimi

Objektivi i përgjithshëm i EU-SIMRAES II është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe shumëetnike duke zbatuar strategjinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe planin e sa të veprimit.

Objektivi specifik i projektit është të sigurohet qasje e drejtë e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm duke përmirësuar regjistrimin, vijueshmërinë dhe arritjet e fëmijëve përmes mbështetjes së ofruar në komunitet dhe asaj financiare.

 

Aktivitetet e komponentës së parë e cila implementohet nga KEC:

  • Mbështetet operimi i 10 qendrave mësimore.
  • Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë.
  • Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të  vijuar arsimin parafillor.
  • Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer.
  • Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra.
  • Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.

Rezultatet e pritura:

  • Përfshirje e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian prej 10 lokacioneve të shënjestruara në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm dhe përmirësim i rezultateve të të nxënit të tyre.
  • Qasje dhe vijueshmëri e përmirësuar e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapaciteteve të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë
  • Organizatat që punojnë në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’u ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve të tyre.

Partnerët dhe Donatorët

Të ngjajshme

  • Trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2"

    Trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2” që do të zgjasë nga data 21 – 25 qershor 2016. Trajnimi është duke ndodhur në pesë grupe paralelisht. Dy grupe janë duke u mbajtur në Obiliq ndërsa tri grupe tjera janë…

    Lexo më shumë

  • Hartimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit në kuadër të projektit SIMRAES II

    Takimi në Durrës me KFOS, Kryetarët e Komunave, Drejtorët e Arsimit, Përfaqësuesit e Organizata Partnere, Koordinatorët e Qendrave Mësimore në kuadër të projektit SIMRAES II, me qëllim të hartimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit. Njëkohësisht do të ndodh edhe një seancë e ndarë për Koordinatorët e Qendrave rreth raportimit narrativ dhe…

    Lexo më shumë

  • Filloi trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2"

    Gjatë kësaj fundjave filloi trajnimi bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2”. Pjesa tjetër e trajnimit do të mbahet me datat 22-23 tetor 2016. Metodologjia “Hap pas Hapi” me fëmijën/nxënësin në qendër, ka për synim që gjeneratat e reja të…

    Lexo më shumë

  • Trajnimi bazik “Hap pas Hapi” për edukatorë dhe mësimdhënës

    Trajnimi bazik 5 ditorë “Hap pas Hapi” për edukatorë dhe mësimdhënës, në kuadër të projektit “TOGETHER – Përkrahje për integrimin e fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në edukimin parafillor” përkrahur nga REF (Roma Education Fund) që do të zgjatë nga data 04 – 08 prill 2016. Metodologjia “Hap…

    Lexo më shumë