Së bashku për barazi në Fëmijërinë e Hershme

Përshkrimi

Ky projekt është faza e dytë e projektit “Së bashku -. Mbështetje për integrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptianë në edukimin parashkollor”. Projekti synon të përmirësojë rezultatet e Zhvillimit të fëmijërisë së  hershme dhe gatishmërinë për të vijuar mësimin për fëmijët rom në nevojë kryesisht të moshës 4-6 në 4 vende duke përmirësuar aftësitë prindërore të prindërve të tyre, forcimin e lidhjes mes prindërve dhe institucioneve parashkollore, zgjerimin e qasjeve në shërbimeve të integruara në zhvillimin e fëmijërisë të hershme dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies. Përveç kësaj, me partnerët e zgjedhur përkatës projekti synon të mbështesë përmirësimin e gjendjes Zhvillimit të fëmijërisë së hershme të fëmijëve romë në tërë Kosovën duke avokuar në nivel kombëtar për mirëqenien dhe të drejtat për arsim cilësor.

Aktivitetet dhe komponentët e projektit:

Komponenti 1: Përmirësimi i pjesëmarrjes në shërbimet e rregullta për Zhvillimin e fëmijërisë së hershme

Qëllimi i kësaj komponentë është për të eliminuar barrierat ekzistuese për qasje të shkollimit para-fillor dhe pjesëmarrjen e fëmijëve romë të moshës 4-6 në lokalitetet e caktuara duke zgjeruar qasjen në edukimin parashkollor, sigurimin e bështetjes material të bazuar në nevoja, sigurimi i mobilieve dhe materialeve pedagogjike për të rinovuar klasat parashkollore dhe komunikimi intensiv dhe puna me prindërit e komuniteteve RAE përmes ndërmjetësve para fillorë dhe fushatave informuese.

Komponenti 2: Përmirësimi i aftësive prindërore të prindërve romë

Qëllimi i kësaj komponente është përmirësimi i aftësive dhe praktikave të prindërve (nënave, në veçanti) të fëmijëve romë të moshës 4-6 në lokalitetet e përzgjedhura përmes trajnimit formal shkrim-leximit dhe mësimit të tregimit (Tregimi Yt); Mësime me prindërit e shkollës për ndërtimin e vetëdijes dhe aftësive për të zbatuar praktika të mira prindërore (ngjarje të Komunitetit me prindërit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, shëndetësi dhe arsim); dhe rritjen e ndërveprimit të prindërve me institucionet para fillorë.

Komponenti 3: Përmirësimi i kualitetit të shërbimeve për zhvillimin e fëmijërisë së hershme

Qëllimi i kësaj komponente është përmirësimi i  cilësinë së mësimdhënies dhe të nxënit e fëmijëve romë në arsimin parashkollor duke forcuar kapacitetet e edukatorëve për të siguruar edukimin e fëmijëve në qendër nëpërmjet trajnimeve të përshtatura për edukimin e fëmijëve në qendër dhe gjithëpërfshirës dhe shërbimet e rregullta të mentorimit në terren.

Komponenti 4: Avokimi për të drejtën e arsimit cilësor për fëmijët romë

Qëllimi i kësaj komponente është krijimi i iniciativave avokuese për ngritjen e vetëdijes për përfitimet e përfshirjes së fëmijëve romë në programet e fëmijërisë së hershme. Iniciativa avokuese në bashkëpunim me KRAEEYN – do të synojë shoqërinë në tërësi, kryesisht vendimmarrësit në nivel lokal dhe kombëtar për të krijuar një kuadër më të favorshëm të arsimit në Kosovë.

Partnerët dhe Donatorët