Së bashku kundër abuzimit të fëmijës - TACA

Përshkrimi

Objektiva e përgjithshme e projekti është që të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të
plotë për dinjitetin për të drejtat e tyre duke promovuar mjedisin pa abuzim në shkollat e Kosovës.
Qëllimi i projektit është që të mbrojë fëmijët e shkollave dhe të minimizojë të gjitha efektet e përvojës
së abuzimit duke përmirësuar kështu kapacitetet individuale dhe institucionale për parandalim të
abuzimit dhe mbrojtje të viktimave.

Rezultatet e projektit:
1. Kapacitet i përmirësuar i shkollave dhe autoriteteve përgjegjëse për t’u marrë me rreziqet që lidhen
me abuzimin,
2. Aftësi e përmirësuar e nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të parandaluar abuzimin e fëmijëve në
shkolla dhe për t’iu përgjigjur abuzimit në një mënyrë të përshtatshme,
3. Rritje e ndjeshmërisë së publikut të gjërë ndaj problemit të abuzimit të fëmijës
Aktivitetet e projektit:
1.1 Ndërtomi i kapaciteteve për përfaqësues të autoriteteve nga komunat dhe shkollave të synuara për
t’u marrë me rastet e abuzimit të fëmijëve;
1.2 Mbështetja e autoriteteve komunale për të krijuar një sistem efikas për t’iu përgjigjur abuzimit në
shkollat e synuara;
1.3 Ndarje e çmimeve dhe mirënjohjeve për shkollat që modelojnë mjedise pa abuzim;
2.1 Zhvillimi i kurseve të mësimit elektronik për parandalimin e abuzimit dhe reagimin ndaj abuzimit për
nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke i pilotuar ato në komunat e synuara;
2.2 Ofrimi kurse për parandalimin e abuzimit dhe përgjigjen ndaj abuzimit përmes platformës së mësimit
elektronik për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë Kosovën;
3.1 Organizimi i fushatave sociale për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet që lidhen me
abuzimin dhe shpërndarja e informacioneve mbi praktikat e mira;
3.2 Organizimi i një konference kombëtare për parandalimin e abuzimit si ngjarje përfundimtare e
projektit

Partnerët dhe Donatorët