Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim-KEEN

Webfaqja e projektit

http://keen-ks.net/

Përshkrimi

Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të fokusuara në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. KEEN ka për qëllim ofrimin e kontributit për përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, vendimmarrje dhe monitorimin e tyre në nivel qendror dhe lokal, përmes mbështetjes dhe lehtësimit të dialogut ndërmjet institucioneve të arsimit dhe aftësimit dhe bizneseve. Projekti KEEN synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës. Periudha implemetuese e projektit KEEN është 48 muaj, nga 28 dhjetor 2015 deri më 28 dhjetor 2019.
Partnerët implementues të projektit KEEN:
Projekti KEEN implementohet nga një koalicion i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Axhensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK.

Partnerë kyç institucional të projektit janë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB).

Aktivitetet e projektit KEEN janë të organizuara në katër komponentë të ndërlidhura:

Komponenti 1: Forcimi i Rrjetit KEEN

Komponenti 2: Pjesëmarrja në politikëbërje në nivel qendror dhe lokal

Komponenti 3: Monitorimi i politikave në nivel qendror dhe lokal

Partnerët dhe Donatorët

Të ngjajshme

  • Projekti KEEN prezanton aktivitetet në panairin e projekteve që u organizua nga zyra e Bashkimit evropian

    Në Sheshin "Zahir Pajaziti" u organizua Panairi për Promovimin e projekteve të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Programit për Përkrahjen e Shoqërisë Civile 2014-2015 dhe skemën e granteve EIDHR 2014. Me këtë rast, KEEN prezantoi aktivitetet që do të zbatohen në katër vitet e…

    Lexo më shumë

  • Prezantimi i draftit të parë të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021 (PSAK)

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor) dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), po prezantojnë draftin e parë të Planit Strategjik…

    Lexo më shumë

  • Ngjarja lansuese e projektit "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim" KEEN

    Sot u mbajt ngjarja inauguruese e Projektit “ Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”. Në ngjarjen e lansuese të Projektit KEEN ndër të tjerë, ishin të pranishëm edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe përfaqësuesi i BE-së. Ministri Bajrami…

    Lexo më shumë

  • alt text

    Dita e dytë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e PSAK 2017-2021

    Edhe sot po vazhdon dita e dytë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021. Procesi i hartimit të PSAK 2017-2021, udhëhiqet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me mbështetjen e Programit të GIZ për Zhvillimin e Kapaciteteve në Arsimin…

    Lexo më shumë

  • Dita e parë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e PSAK 2017-2021

    Dje më 17 Mars 2016, u mbajt dita e parë e punëtorisë së tretë planifikuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2017-2021. Procesi i hartimit të PSAK 2017-2021, udhëhiqet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), me mbështetjen e Programit të GIZ për Zhvillimin e…

    Lexo më shumë

  • Punëtoria për hartimin e buxhetit të PSAK

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor) dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), po mbajnë punëtorinë për hartimin e buxhetit të…

    Lexo më shumë