Rrjeti K-RAE-EYN (Faza 2)

Përshkrimi

Projekti ka për qëllim  zgjerimin dhe forcimin e rrjetit KRAEEYN ( Rrjeti i Kosovës për Edukimin e Hershem te komuniteteve Rome Ashkali dhe Egjiptas)), rrjet ky i profesionistëve dhe para-profesionistëve për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ky rrjet është themeluar duke u bazuar në konceptin “Romani Early Years Network (REYN)”, iniciuar nga Asociacioni Ndërkombëtar Hap pas Hapi (International Step by Step Association – ISSA).

Deri më tani rrjeti KRAEYN ka si anëtarë individ dhe organizata të cilët avokojnë për mirëqenien e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe për përfshirje në edukim cilësorë dhe gjithëpërfshirës.

Nga nëntori i vitit 2016 zhvillohet faza e dytë e projektit KRAEEYN. Synim kryesor i kësaj faze të KRAEEYN është zgjerimi i rrjetit me anëtarë të ri jo vetëm nga fusha e edukimit, por edhe mirëqenia dhe shëndetësia.

Projekti do të ofrojë përkrahje për anëtarët e KAEEYN-it dhe do ti ndihmojë ata të organizojnë një numër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, mirëqenies dhe edukimit për të mirën e  fëmijëve rom, ashkli, egjiptian dhe të tjerët.

Partnerët dhe Donatorët