RRITJA E PËRFSHIRJES NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR DHE FILLOR

Përshkrimi

Objektiva e përgjithshme: Projekti ka për qëllim të përmirësojë rezultatet e Zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe vijimin e shkollimit nga fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian të moshës 4-6 dhe 6-8 vjeç nga gjashtë lagje të Komunës së Prizrenit, duke punuar me dy shkolla në dy lokacione; duke përmirësuar aftësitë prindërore të prindërve; duke forcuar lidhjen midis prindërve dhe institucionet parashkollore dhe shkollore; duke zgjeruar qasjen në shërbimet e integruara të ZhFH-së dhe ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimit.

Grupi i synuar: Përfitues të drejtpërdrejt do të jenë fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian të moshës 4-6  dhe 6-8 nga lagjet: Edit Durham, Janine, Xheladin Hana, Bazhdarane, Jenimahall, Qyrtmahall.

Komponentët dhe aktivitetet:

  • Komponenti 1: Përmirësimi i qasjes në shërbimet kryesore ZhFH-së
  • Aktiviteti 1.1: Adresimi i barrierave financiare dhe vijimit të shkollimit
  • Aktiviteti 1.2: Lehtësimi i qasjes, regjistrimit dhe vijueshmërisë të fëmijëve në nivel parashkollor nëpërmjet identifikimit, rekrutimit dhe trajnimit të ndërmjetësve të shkollës.
  • Komponenti 2: Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të ZhFH-së
  • Aktiviteti 2.1: Bibliotekat e lodrave që mbulojnë 6 lokacione
  • Aktiviteti 2.2: Fuqizimi i shërbimeve parashkollore dhe parafillore (ngritja e kapacitetit të edukatorëve për të ofruar edukim me fëmijët në qendër) Aktiviteti 2.3. Matja e vazhdueshme e zhvillimit të fëmijëve (IDELA)
  • Komponenti 3: Zgjerimi i qasjes në arsimin fillor cilësor
  • Aktiviteti 3.1: Informimi dhe regjistrimi për arsimin fillor të klasave 1 dhe 2, duke përfshirë fëmijët e kthyer
  • Aktiviteti 3.2: Mbështetje për fëmijët e regjistruar në shkollën fillore dhe ndjekjen e zhvillimit, si dhe përgatitjen e planeve individuale
  • Aktiviteti 3.3: Puna me vullnetarët
  • Komponenti 4: Përmirësimi i aftësive prindërore dhe praktikave për prindërit nga komunitetet
  • Aktiviteti 4.1: Trajnimi i shkrim-leximit për nënat nga komunitetet (përshtatja e qasjes “Tregimi yt”, në lokalitetet e respektuara)
  • Aktiviteti 4.2: Lidhja Shtëpi-Shkollë-Komunitet
  • Aktiviteti 4.3: Platforma e shkollave fillore nga Komuna e Prizrenit

Partnerët dhe Donatorët