PËRKRAHJE ADOLESHENTËVE PAS MËSIMIT TË RREGULLT (ASSET)

PËRKRAHJE ADOLESHENTËVE PAS MËSIMIT TË RREGULLT (ASSET)

Programi i USAID-it “After School Support for Teens” (ASSET) – “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” është program 5-vjeçar që menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp. Qëllimi kryesor i Programit është zhvillimi i shkathtësive për punësim dhe ndërmarrësi tek të rinjtë duke krijuar botëkuptim pozitiv për të ardhmen e tyre.

Motoja e Programit është “Përgatitja e të rinjve të Kosovës për jetë dhe punë në shekullin 21”. 

Aktivitetet që do të realizohen nga ky Program janë:

Zhvillimi i Kompetencave për jetë dhe punë

Programi mbështet zbatimin e Kornizës Kurrikulare të Kosovës dhe Kurrikulës Bërthamë për klasat 10-12, në veçanti duke ofruar përkrahje në fushën “Jeta dhe puna” e cila përfshin këshillim dhe orientim për karrierë, teknologji (përfshirë TIK-un), dhe edukimin për punë e ndërmarrësi. Për të përkrahur shkollat në zbatimin e projekteve praktike, Programi do t’i ndihmojë ato të themelojnë “Qendrat për karrierë dhe ndërmarrësi” me hapësirat e quajtura “Makerspaces” (hapësira kreative), që mund të shfrytëzohen gjatë dhe pas orarit mësimor.

Përkrahja edukimit për karrierë dhe ndërmarrësi në shkolla

Programi synon të përkrahë Ministrinë e Arsimit dhe shkollat në zbatimin e kurrikulës për edukim në karrierë dhe ndërmarrësi për klasat 10-12. Kjo do të përfshijë zhvillimin e instrumenteve vlerësuese për rezultatet e pritura mësimore, kurs të akredituar për mësimdhënës, burime dhe materiale mësimore, trajnimin e mësimdhënësve, dhe bashkëpunimin me partnerë për promovimin e “Qendrës virtuale të karrierës”, portal online për karrierë, në dispozicion për të rinjtë dhe prindërit e tyre brenda dhe jashtë sistemit shkollor.

Lidhja e shkollave me punëdhënës dhe komunitet

Në bashkëpunim me partnerët, Programi synon të angazhojë bizneset dhe ndërmarrësit e interesuar që të përkrahin nxënësit në zhvillimin e shkathtësive për punë përmes projekteve dhe përvojës praktike. Aktiviteti i Programit “Adopto një aset” ka për qëllim t’u mundësojë bizneseve brenda dhe jashtë Kosovës të përkrahin nxënës të ndryshëm duke iu ofruar përvojë pune, praktikë, këshilla për karrierë dhe mentorim.

Aktiviteti “Harta e të rinjve për komunitetin” do të angazhojë të rinjtë dhe të rriturit në identifikimin e burimeve, nevojave dhe mundësive në komunitet. Harta e të rinjve është aktivitet i orientuar në veprim ku të rinjtë hulumtojnë komunitetin e tyre përmes anketimeve dhe reflektimit mbi informacionet e dhëna.

Përfshirja e të rinjve në këto aktivite i pajis ata me shkathtësi të cilat u mundësojnë të bëhen agjentë të ndryshimit dhe kontribues produktiv në komunitetin e tyre.

  • Periudha e implementimit
    01/06/2017 deri 06/06/2022
  • Personeli
    Valmira Haxhaj Gushlla
  • Partnerët dhe Donatorët

    Crimson Capital

    FHI 360

    USAID

  • Research