Mbështetja teknike për komunat në zbatimin e planeve të veprimit për ri-integrim arsimor dhe gjithëpërfshirje sociale të fëmijëve të rikthyer, pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe fëmijëve me nevoja të veçanta

Përshkrimi

Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetet e komunave të synuara për të krijuar një mjedis të
përshtatshëm për zbatimin e një kornize ligjore drejt ri-integrimit të fëmijëve të riatdhesuar dhe
grupeve të cenueshme në sistemin arsimor përmes avokimit, koordinimit, përkrahjes, ngritjes së
kapaciteteve, monitorimit, vlerësimit, përgjegjshmërisë dhe aktivitete mësimore.
Projekti ka dy rezultate:
Rezultati 1 – “Rritja e kapacitetit të komunave dhe masave efektive të ri integrimit midis mekanizmave
komunalë”;
Rezultati 2 – “Komunitetet shkollore kanë aftësi të sigurojnë ri integrimin e fëmijëve të riatdhesuar
përmes zbatimit të qasjeve gjithëpërfshirëse të shkollës”.
Aktivitetet e projektit janë:
1.1 Organizimi i ngjarjeve nismëtare për secilën komunë;
1.2 Sigurimi i mbështetjes teknike të rregullt për zbatimin e planeve të veprimit;
1.3 Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-sektorial;
2.1 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nivelet e braktisjes së shkollës;
2.2 Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e shkollave për të adresuar nevojat specifike të grupeve në
nevojë, veçanërisht të fëmijëve të riatdhesuar;
2.3 Ndërtimi i kapaciteteve për mësuesit për të realizuar klasa plotësuese të gjuhëve për fëmijët e
riatdhesuar;
2.4 Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkollave, shoqërisë civile dhe komunitetit;
2.5 Aktivitetet e vetdijësimit në komunite;
2.6 Monitorimi i zbatimit të planeve të veprimit;
2.7 Gjenerimi i shembujve të praktikave të mira dhe vënia e tyre në dispozicion te shkollat tjera dhe
publiku i gjerë përmes platformës për shkëmbim, punëtorive dhe ngjarjes përfundimtare të projektit.

Partnerët dhe Donatorët