INTERVENIMET NË ARSIMIN E LARTË 2025 – HEI’25

INTERVENIMET NË ARSIMIN E LARTË 2025 – HEI’25

Si qëllim kryesor i këtij projekti është që (1) të kontribuojë në demokratizimin e mëtejmë të arsimit të lartë në Kosovë, përmes  përmirësimit të legjislacionit dhe rritjes së gjithëpërfshirjes së studentëve në proceset vendimmarrëse dhe (2) institucionet publike të arsimit të lartë (IAL) t’i bëjë më konkurruese në mes vete. Në kuptim më të gjerë, Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë, efikasitetit dhe konkurrencës së sektorit të arsimit të lartë, me qëllim të nxitjes së zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

 

Projekti ka gjashtë (6) pikësynime, të përcaktuara në formë të rezultateve të pritshme, siç janë:

Pikësynimi 1. Rritja e përdorimit të shërbimeve digjitale për përmirësimin e gjithëmbarshëm të punës në Agjencinë e Kosovës për Akreditimit (AKA) dhe përmirësimi i mëtejmë i procesit të akreditimit.

Pikësynimi 2. Krijimi i sistemit të renditjes së institucioneve publike të arsimit të lartë për nga performanca e tyre.

Pikësynimi 3. Përmirësimi i performancës së IAL publike përsa i përket parandalimit të shkeljeve akademike, si plagjiatura, marrja e titujve akademikë pa meritë, etj.

Pikësynimi 4. Përmirësimi i transparencës dhe efikasitetit të proceseve të punës në Qendrën Kombëtare Informuese për Njohje Akademike (NARIC) Kosova.

Pikësynimi 5. Rritja e kapaciteteve të mësimdhënësve të rinj në IAL publike (asistentëve dhe doktorantëve të rinj) për të ushtruar mësimdhënie të bazuar në punë kërkimore, me theks në barazinë gjinore në punë shkencore-hulumtuese.

Pikësynimi 6. Rritja e demokracisë në IAL përmes aktivizmit studentor, gjithnjë sipas parimit të gjithëpërfshirjes dhe barazisë gjinore.

  • Periudha e implementimit
    01/11/2022 - Aktuale
  • Partnerët dhe Donatorët

    Austrian Development Agency

  • Research