INICIATIVA E KOSOVËS PËR INTEGRIM 2020- KOSINT 2020

INICIATIVA E KOSOVËS PËR INTEGRIM 2020- KOSINT 2020

Projekti “Iniciativa e Kosovës për Integrim 2020 – KOSINT 2020” synon përmirësimin e qasjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale, duke kontribuar në përmbushjen e zotimeve të Qeverisë së Kosovës përmes inkurajimit të pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e reformave sektoriale, në zhvillimin e politikave dhe në planifikim buxhetor. KOSINT 2020 financohet nga Roma Initiatives Office (RIO) në kuadër të Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Ballkan Sunflowers Kosova (BSFK), Roma & Ashkalia Documentation Center (RAD Center) dhe Syri i Vizionit. Periudha e zbatimit të projektit është 36 muaj, 1 janar 2017 – 31 dhjetor 2020. Projekti ka tre komponente thelbësore:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në monitorimin e reformave sektoriale, në zhvillimin e politikave dhe në planifikim buxhetor;
  1. Monitorimi i reformave sektoriale në Arsim, Punësim dhe Mirëqenie Sociale, në kuadër të zotimeve të Qeverisë për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
  1. Zhvillimi i politikave dhe avokimi përmes ndikimit të organizatave të shoqërisë civile në politikat e reformave të Arsimit, Punësimit dhe Mirëqenies Sociale, në interes të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Pjesë thelbësore e KOSINT 2020 është krijimi i një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile, të cilat kontribojnë në përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sferat e arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale në Kosovë. Ky Rrjet do të zgjerojë impaktin e secilës organizatë dhe do të garantojë shtrirje më të gjerë të aktiviteteve në drejtim të monitorimit dhe avokimit për çështje të komuniteteve. Anëtarët e rrjetit do të luajnë rol të rëndësishëm në proceset e vendimmarrjes në aspektin e harmonizimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të projektit KOSINT 2020 me nevojat në zhvillim të komuniteteve të lartcekura. Kosovo Education and Employment Network (KEEN), një koalicion i organizatave të shoqërisë civile me përvojë disavjeçare, do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme për KOSINT 2020 me trajnime dhe ekspertizë në aspektin e kapaciteteve të monitorimit dhe ndërtimit të politikave.

  • Periudha e implementimit
    01/01/2017 deri 29/02/2020
  • Personeli
    Bora Shpuza
  • Partnerët dhe Donatorët

    Roma Initiatives Office (RIO)

  • Research