GRANTET PËR ZHVILLIMIN E SHKOLLAVE

GRANTET PËR ZHVILLIMIN E SHKOLLAVE

Projekti ka ofruar grante për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës për të adresuar rritjen e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të mësuarit. Shkollat, duke e para-përzgjedhur nga autoritetet lokale, kanë hartuar projekt propozime që kanë pasur për qëllim krijimin e mësimit efektiv dhe të një mjedisi mësimor në arsimin fillor dhe të mesëm. Projektet shkollore kanë mbuluar një gamë të gjerë të ndërhyrjeve, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës me miratimin e lokaleve të caktuara brenda shkollave për krijimin e laboratorëve të shkencave natyrore, IT, muzikë dhe gjuhë të huaja, si dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për to. Gjithashtu përmes projekteve të tyre, shkollat marrë ndihmënë fushën e mësimdhësies, duke pasuruar kështu edje koleksionet e tyre të bibliotekës. Përdorimi efektiv i pajisjeve dhe librave është monitoruar përmes një metodologjie të unifikuar që përfshin shkollat përfituese, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe të MASHT-it.

Objektivat e përgjithshme të projektit ishin:

  • Forcimi i kapaciteteve të shkollave për të planifikuar dhe menaxhuar burimet për realizimin e vizionit të tyre nëp lidhje me zhvillimin e mjediseve efektive të mësimit.
  • Nxitja e krijimtarisë dhe kapacitetit të mësimdhënësve për të siguruar cilësitë e së nxënit dhe të arsimit gjithëpërfshirës.
  • Përmirësimi vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në nivel të shkollës.
  • Krijimi i të mësuarit cilësor dhe i një mjedisi për të përmirësuar performancën e nxënësve.
  • Promovimi i pjesëmarrjes së bordeve të shkollave, prindërve dhe komunitetit në planifikimin e arsimit, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve shkollore.

Rezultatet kryesore:

  1. Mbi 207 shkolla kanë përfituar nga skema e granteve shkollore.
  2. Shkollat kanë forcuar kapacitetet e tyre dhe infrastrukturën për të rritur sukseset e nxënësve, si dhe për të krijuar një mjedis miqësor brenda shkollave për të nxitur kreativitetin e mësimdhënësve dhe kapacitetin për të siguruar cilësi të së nxënit.
  3. Rritja e llogaridhënies dhe pjesëmarrjes me anë të bordeve të shkollave aktive dhe partneriteteve të qeverisë shkollore komunale.
  • Periudha e implementimit
    21/06/2010 deri 30/06/2012
  • Personeli
    Melinda Mula
  • Partnerët dhe Donatorët

    Banka Botërore

  • Research