Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja - YEEP

Përshkrimi

Projekti përqendrohet në perspektivat e përmirësuara të punësimit dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm të cilët jetojnë në rrethana të pafavorshme, në komunën e Gjilanit.

 

Qëllimet e projektit YEEP përfshijnë:

 

  • Adresimin e nevojave të të rinjve të cilët rriten në përkujdesje alternative dhe në familje që ballafaqohen me përjashtim socio-ekonomik;
  • Përmirësimin e kushteve aktuale rreth fuqizimit të të rinjve, perspektivave të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës të të rinjve të cenueshëm;
  • Krijimin e sinergjisë në ofrimin e shërbimeve në të mirë të të rinjve, drejtpërdrejt ose përmes akterëve vendorë, për të përdorur një metodologji gjithëpërfshirëse dhe efektive në punën e tyre me të rinjtë në rrezik;
  • Rritjen e aftësive sociale dhe personale për integrimin socio-ekonomik të të rinjve të cenueshëm (nga të cilët të paktën 40% femra)
  • Rritjen e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve politikë për nevojat e të rinjve të cenueshëm, në mënyrë që të hartojnë dhe zbatojnë strategji mbështetëse për integrimin socio-ekonomik të të rinjve në nevojë;
  • Promovimin e kapaciteteve të avokimit të të rinjve dhe të drejtat e tyre në integrimin socio-ekonomik dhe punësimin, në mënyrë që të krijohet një mjedis pozitiv dhe mbështetës, në të cilin të rinjtë mund të përparojnë, të shkëmbejnë përvoja dhe të bashkëveprojnë në shoqëri;
  • Luftimin e papunësisë së të rinjve duke zbatuar veprime konkrete dhe duke hartuar rekomandime për veprime, së bashku me vendimmarrësit.

Partnerët dhe Donatorët