Etika dhe integriteti institucional

Përshkrimi

Qëllimi i projektit është krijimi i një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në institucionet qendrore dhe komunale, si dhe në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të zbatuar në vendet e tyre të punës standardet e etikës dhe integritetit institucional.
Qëllimi i projektit do të arrihet përmes aftësimit të zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore të 5 ministrive, të zyrtarëve komunal për zhvillimin e burimeve njerëzore të 3 komunave, si dhe të drejtorëve dhe përfaqësuesve të këshillave të shkollave nga tri komunat e përzgjedhura.

Aktivitetet që do të realizohen gjatë implementimit të projektit janë:

1) Përgatitja e udhëzuesit “Etika dhe integriteti institucional”
2) Përzgjedhja e zyrtarëve të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga 5 ministritë dhe 3 komunat e përzgjedhura për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional”
3) Organizimi i trajnimit dyditor me temën “Etika dhe integriteti institucional” për 20 zyrtarë të zyrave për zhvillimin e burimeve njerëzore nga niveli qendror dhe komunal
4) Përzgjedhja e 12 shkollave nga 3 komunat për të marrë pjesë në trajnimin “Etika dhe integritetit institucional”
5) Organizimi i trajnimit dyditor për drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të këshillave të shkollës me temën “Etika dhe integritetit institucional”
6) Zbatimi i planeve të veprimit
7) Organizimi i 3 tryezave të rrumbullakëta në tri komuna për të prezantuar rezultatet e planeve të veprimit
8) Pjesëmarrja në emisione radiofonike
9) Përgatitja e raportit përfundimtar

Partnerët dhe Donatorët

Të ngjajshme

  • Trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional”

    Trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional” i përfaqësuesve të 6 shkollave nga komuna e Prishtinës, Gjakovës dhe Podujevës. Ky projekt financohet nga KFOS dhe ka për qëllim krijimin e një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale për të…

    Lexo më shumë

  • Trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional”

    Po mbahet trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional” i përfaqësuesve të 12 shkollave nga komuna e Prishtinës, Gjakovës dhe Podujevës. Ky projekt financohet nga KFOS dhe ka për qëllim krijimin e një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe organizative në shkolla përmes fuqizimit të udhëheqjes institucionale…

    Lexo më shumë

  • Trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional”

    Sot po mbahet trajnimi në kuadër të projektit “Etika dhe integriteti institucional” i përfaqësuesve të departamenteve për burime njerëzore të 4 Ministrive dhe të 3 komunave të Prishtinës, Gjakovës dhe Podujevës. Ky projekt financohet nga KFOS dhe ka për qëllim krijimin e një klime të sjelljes së përgjegjshme personale dhe…

    Lexo më shumë