Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)

Përshkrimi

Projekti “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (angl. QAINT)” synon ta
bashkërendojë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë me standardet ndërkombëtare të cilësisë,
transparencës, integritetit dhe llogaridhënies. Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i
cilësisë dhe aftësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë me qëllim që t’i kontribuojë zhvillimit
shoqëror dhe ekonomik të vendit. Projekti ka katër objektiva:
Objektivi 1. Kapaciteti i ngritur i AKA për t’i monitoruar ofruesit e arsimit të lartë dhe këshillimi i MAShT
mbi rezultatet e vlerësimit të cilësisë, si dhe përmirësimi i kredibilitetit të procesit të akreditimit.
Objektivi 2. Përmirësimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.
Objektivi 3. Përmirësimi i legjislacionit (rregulloreve, procedurave dhe praktikave) lidhur me çështjet
akademike në arsimin e lartë.
Objektivi 4. Përmirësimi i kapacitetit të stafit të ri akademik (asistentëve/teve të rinj/reja dhe/ose atyre
që i kanë përfunduar studimet e doktoratës) për të ushtruar mësimdhënie të bazuar në punë
hulumtuese.
Aktivitetet e projektit janë:
1.1 Ndërtimi i kapacitetit të AKA për monitorim të ofrueseve të arsimit të lartë, përfshirë hartiminin
e udhëzuesve për monitorim dhe trajnim të stafit
1.2 Mbështetja e AKA në monitorimin e ofruesve të shërbimeve në AL
1.3 Monitorimi i vendimeve të KSHC-së
2.1 Krijimi dhe administrimi i një skeme për financimin e grupeve studentore nga ana e IAL. Pikë
shtesë do t'u ndahen grupeve studentore me përfaqësim të barabartë gjinor
2.2 Monitorimi i shfrytëzimit të fondeve publike në universitete sipas parimeve të Ndarjes së
Buxhetit sipas nevojave gjinore (GRB)
2.3 Mbështetje për hapjen e të dhënave nga universitetet publike
2.4 Monitorimi i emërimeve akademike dhe i kualifikimeve të stafit akademik në universitetet
publike, me vëmendje të shtuar në çështjet e diskriminimit gjinor
2.5 Monitorimi i ENIC/NARIC dhe i njësive të tjera organizative në MAShT

2.6 Hartimi dhe zbatimi I planit për ngritje të kapaciteteve të ORCA
3.1 Mbështetje për hartimin e procedurave dhe rregulloreve lidhur me çështjet akademike, duke
treguar ndjeshmëri për çështjet gjinore
3.2 Ofrimi i ndihmës për zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të reja
4.1 Hartimi dhe administrimi i përbashkët i dy skemave të granteve për promovimin e
mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese
4.2 Mbështetje institucioneve akademike për menaxhim dhe monitorim të granteve
4.3 Hartimi dhe zbatimi i përbashkët i trajnimeve mbi praktikat frymëzuese për mësimdhënie të
bazuar në punë hulumtuese me institucionet akademike