Projektet

Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim-KEEN

Përshkrimi i projektit

Projekti KEEN është koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të fokusuara në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. KEEN ka për qëllim ofrimin e kontributit për përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, vendimmarrje dhe monitorimin e tyre në nivel qendror dhe lokal, përmes mbështetjes dhe lehtësimit të dialogut ndërmjet institucioneve të arsimit dhe aftësimit dhe bizneseve. Projekti KEEN synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës. Periudha implemetuese e projektit KEEN është 48 muaj, nga 28 dhjetor 2015 deri më 28 dhjetor 2019. Partnerët implementues të projektit KEEN: Projekti KEEN implementohet nga një koalicion i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), Axhensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), Akademinë e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK. Partnerë kyç institucional të projektit janë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB). Aktivitetet e projektit KEEN janë të organizuara në katër komponentë të ndërlidhura: Komponenti 1: Forcimi i Rrjetit KEEN Komponenti 2: Pjesëmarrja në politikëbërje në nivel qendror dhe lokal Komponenti 3: Monitorimi i politikave në nivel qendror dhe lokal

Shiko projektin

Periudha e implementimit

28/12/2015
aktuale

Buxheti

€1,055,597

Partnerët dhe Donatorët

Bashkimi Evropian

Personeli

Kushtrim Bajrami