Projektet

PEACOCK-FACE 2 (Paqe përmes kompetencave, bashkëpunimit dhe njohurive)

Përshkrimi i projektit

Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Mbështetja e bashkëjetesës paqësore të të gjitha grupeve etnike në Kosovë përmes prezantimit të programit mësimor për zhvillimin personal.   Përmes projektit PEACOCK do të:
  • Zhvillohen materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie për zhvillimin personal dedikuar klasave 5 – 9;
  • Përshtaten materialet ekzistuese për përdorim në kontekstin Kosovar;
  • Zhvillohen kurse trajnimi on-line dhe ballë për ballë për studentë dhe mësimdhënës para dhe në shërbim;
  • Arrihen ndryshime të qëndrueshme në sistemin e trajnimit të mësimdhënësve;
  • Integrohen konceptet në programimin/syllabuset e arsimit të mësimdhënësve para-shërbimit;
  • Transferohen materialet për Zhvillim Personal/Shkathtësitë për jetë në arsim, para-shërbimit dhe në shërbim;
  • Zhvendoset ligjërimi prej atij të bazuar në njohuri, në mësimdhënie të bazuar në kompetencë studentore.
  Fakulteti i Edukimit si partner i projektit zhvillon konceptet e shkathtësive të jetës përmes:
  • Integrimit të koncepteve në program/syllabuse,
  • Zhvillimit të një kursi online dhe ballë për ballë për studentët,
  • Zhvillimit të simpoziumit dhe analizës rreth zhvillimit të shkathtësive tek nxënësit në sistemin tonë arsimor

Shiko projektin

Periudha e implementimit

01/02/2019
aktuale

Buxheti

93,000 €

Partnerët dhe Donatorët

Zurich University of Education (PHZH)

Personeli

Hana Zylfiu-Haziri

Zhvillimi i Mendimit Kritik

Përshkrimi i projektit

Objektivat e projektit janë:
  • Zbatimi i teknikave dhe strategjive të programit të MKLSh për të ndihmuar mësimdhënësit në:
  • Krijimin e klasave që nisin ndërveprime të hapura dhe të përgjegjshme;
  • Përdorimin e strukturës mësimore që do të nxisë mendimin kritik dhe mësiminin e pavarur;
  • Përdorimin e teknikave të ndryshme që do të ndihmojnë nxënësit në procesin e fitimit të njohurive të reja;
  • Duke shërbyer si një burim i njohurive për mësuesit e tjerë.
Rezultatet kryesore të projektit: Në 13 vjet të funksionimit Programi ka arritur numrin deri në 6,700 edukatorët të cilët kanë marrë certifikimin për pjesëmarrje (Niveli 1), 274 janë certifikuar si të MKLSh Mësues (Niveli 2) dhe 62 si Trajnerë (Niveli 3). Financimi për shpërndarjen e trajnimit u ngrit nga burime të ndryshme, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, komunat, partnerët e zhvillimit dhe të hyrat vetanake. Gjithashtu, duhet theksuar se një numër i programeve të trajnimit të zhvilluara nga KEC përdorin teknika Programi MKLSh me qëllim të ofrimit të tyre, ndërsa programi në vetvete është pjesë e disa kurseve mësim në Universitetin e Prishtinës. Trajnimi i kapaciteteve
  • Zhvillimi i materialeve dhe udhëzuesit trajnues,
  • Trajnimi i trajnerëve dhe ofrimi i mbështetjes në vend për qëllime të certifikimit,
  • Rrjetëzimi i trajnerëve,
  • Zhvillimi i Sistemit të programit të certifikimit ,
  • Akreditimi i programit të trajnimit me MASHT-in.
Sigurimi i trajnimit
  • Ofrimi i trajnimeve me bazë në shkollë dhe jo në shkollë për mësuesit fillor dhe të mesëm,
  • Ofrimi i trajnimeve për mësuesit e universitetit,
  • Monitorimi në klasë (1-2 klasa për çdo praktikant),
  • Certifikimi i pjesëmarrësve.

Shiko projektin

Periudha e implementimit

01/10/2002
aktuale

Buxheti

€1,000,000

Partnerët dhe Donatorët

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)

UNICEF

Open Society Institute (OSI)

Banka Botërore

Personeli

Hap pas Hapi

Përshkrimi i projektit

Hap pas Hapi është një program që promovon mësimin modern dhe qasje të përshtatshme për zhvillim në fëmijërinë e hershme. Programi ka për qëllim të ofrojë mundësi për zhvillim profesional për edukatorët dhe mësuesit, për të siguruar qasje më të lehtë në metoda të reja të punës në klasë dhe në bashkëpunim me familjet dhe me komunitetin, në mënyrë që të ofrojë informacion të ri mbi arsimin në fëmijërinë e hershme dhe për të mundësuar ata që të shkëmbejnë përvojat me kolegët e tyre si në shtëpi  ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë program, fëmijët përfitojnë nga qasja e re afirmative në klasë, ata janë aktivë, gëzojnë lirinë e shprehjes dhe interesat e dëshirat e tyre respektohen plotësisht. Programi është zhvilluar në vitin 1994 nga Universiteti Georgetown në Washington DC me financim nga Instituti për Shoqëri të Hapur. Sot, ajo operon në 30 vende dhe është koordinuar nga Shoqata Ndërkombëtare Hap pas Hapi (ISSA), me bazë në Holandë. KEC ka të drejtën e autorit nga ISSA për ofrimin e programit dhe shpërndarjen e materialeve në Kosovë. Programi ka nëntë variacione të ndryshme. Programi u ofrohet mësimdhënësve që punojnë me fëmijët e moshës 0-3 në formë të dy moduleve - trajnimi bazik dhe trajnimi i avancuar. Çdo modul përfshin 24-40 orë e kontaktit dhe monitorimin në klasë, dhe e njëjta vlen edhe për mësuesit që punojnë me fëmijët e moshës 3-6 si dhe për mësuesit e klasëve të para. Ky program ka vetëm një modul qe ofron 40 orë e kontaktit për mësuesit e klasëve të dyta. Monitorimi është një pjesë integrale e Programit dhe paraqet një kërkesë të nevojshme për certifikimin e mësuesve bazuar në standardet e programit. Trajnimit siguron:
  • Trajnimin e mësimdhënësve
  • Monitorimin dhe mbështetjen në klasë
  • Rrjetëzimin e mësuesve
  • Zhvillimin e materialeve trajnuese
Rezultatet kryesore: “Hapi pas Hapi” deri më tani ka trajnuar më shumë se 2.500 edukatorë të institucioneve parashkollore, mësuesit e shkollave fillore, drejtorë, pedagogë në këto institucione, profesorë universitar, studentë, etj Shumica e institucioneve parashkollore janë tashmë të përfshira në rrjetinei institucioneve që zbatojnë plotësisht metodologjinë Hap pas Hapi. Financimi për shpërndarjen e trajnimit u ngrit nga burime të ndryshme, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, komunat, OSI, partnerët e zhvillimit dhe të hyrat vetanake.

Shiko projektin

Periudha e implementimit

01/04/2002
aktuale

Buxheti

€1,500,000

Partnerët dhe Donatorët

Banka Botërore

UNICEF

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT)

Open Society Institute (OSI)

Personeli

Hana Zylfiu-Haziri