vlerësimi i projekteve shkollore të projektit “Më mëso mua”

Data e publikimit

34017824_980001722166081_6882424868361469952_n

Po bëhet vlerësimi i projekteve shkollore të 21 shkollave përfituese të projektit “Më mëso mua”, të cilat kanë marrë pjesë në garën shpërblyese të organizuar në kuadër të këtij projekti. Në Gjakovë, u bë vlerësimi i projekteve shkollore të 8 shkollave përfituese të komunës së Gjakovës, Pejës, Istogut, Rahovecit dhe Suharekës, ndërsa në Prishtinë po behët vlerësimi i projekteve shkollore të 13 shkollave përfituese të komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Hanit të Elezit, Shtimes, Malishevës, Lipjanit, Drenas, Podujevës dhe Vushtrrisë. Ekipi vlerësues i projekteve shkollore i përbërë nga zyrtarë të MAShT, DKA dhe KEC do të bëjë vlerësimin e projekteve në bazë të kritereve të caktuara. 6 shkolla që do të zënë 3 vendet e para do të shpërblehen me laptopë, kamera dhe mjete të konkretizimit për lëndën e matematikës, ndërsa shkollat pjesëmarrëse që nuk do të arrijnë vendet e para do të shpërblehen me nga një komplet të lekturave shkollore.

Qëllimi i projektit “Më mëso mua” është aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të nxënësve të përcaktuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës përmes shfrytëzimit të platformës digjitale SchoolMe (Më mëso mua), si dhe të burimeve të tjera online në procesin mësimor.