Lajme

Vizitat studimore të projektit PPCR në Shqipëri dhe Maqedoni

28 Shtator, 2018
Description

Në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës – PPCR” dhe implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) ne bashkëpunim me ForumZFD filluan vizitat studimore në vendet e rajonit respektivisht, në Shqipëri dhe Maqedoni.

Qëllim i këtyre vizitave është që pjesëmarrësit të njihen me rëndësinë e klubeve ndërmjetësuese në shkolla. Shqipëria dhe Maqedonia janë shembujt më të mirë sa i përket edukimit paqësor dhe ndërmjetësimit në shkolla.

Pjesëmarrës në vizitat studimore janë përfaqësuesit e 10 organizatave përfituese të projektit, 40 drejtorët e shkollave përfituese dhe përfaqësues të MASHT, KEC dhe forumZFD.

Lajme