Lajme

Vizita studimore në Mal të Zi

29 Mars, 2016
Description

Po ndodh vizita studimore në Malin e Zi e organizuar nga Qendra për Arsim e Kosovës në bashkëpunim me CEDEM nga Mali i Zi, Qendrën Pedagogjike të Malit të Zi, organizatën Children – Enfants dhe Bethany Christian Services nga Gjakova, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në këtë vizitë po marrin pjesë 10 përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe organizata joqeveritare. Vizita do të zhvillohet në Podgoricë dhe pastaj do të vazhdoj në qytetin e Berane, ku do të vizitohen disa shkolla dhe disa vendbanime me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe ojq-ve nga dy shtetet dhe shkëmbimi i përvojave

Lajme