Lajme

Vizita studimore e përfaqësuesve nga Mali i Zi në Kosovë

26 Prill, 2016
Description

Pas vizitës studimore që përfaqësuesit nga Kosova zhvilluan në Mal të Zi, sot dhe nesër po zhvillohet vizita e përfaqësuesve nga Mali i Zi në Kosovë. Kjo vizitë organizohet nga Qendra për Arsim e Kosovës në bashkëpunim me CEDEM nga Mali i Zi, Qendrën Pedagogjike të Malit të Zi, organizatën Children – Enfants dhe Bethany Christian Services nga Gjakova, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë vizitës do të vizitohen institucionet komunale në Gjakovë, Pejë dhe Istog, OSHC-të dhe qendrat e komunitetit.
Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe OJQ-ve nga dy shtetet dhe shkëmbimi i përvojave.

Lajme