Lajme

Vizita e studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Cyrihut për përgatitjen e mësuesve PHZH (Pädagogische Hochschule), në Qendrën për Arsim të Kosovës

4 Shtator, 2019
Description

Një grup i studentëve dhe profesorëve nga Universiteti i Cyrihut për përgatitjen e mësuesve PHZH (Pädagogische Hochschule) vizituan Qendrën për Arsim të Kosovës.

Gjatë vizitës në KEC studentët paten mundësinë të marrin informacione mbi sistemin e arsimit në Kosovë dhe u njoftuan me punën dhe të arriturat e KEC, sidomos me projektet të cilat përkrahin komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Ata po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë studimore për t’u njoftuar me sistemin e arsimit në Kosovë.

Lajme