tryezë diskutimi lidhur me temën e mos përfshirjes së komunitetit egjiptian në Strategji

Data e publikimit

22221652_857806097718978_4672342475882744302_n

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në kuadër të projekteve Kosovo Education and Employment Network – KEEN dhe Kosovo Integration Initiative-KOSINT 2020, sot ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me temën e mos përfshirjes së komunitetit egjiptian në Strategjinë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të shumtë të organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për komunitet Egjiptian, Rom, Ashkali dhe u analizuan implikimet e mospërfshirjes së komunitetit egjiptian në Strategji.