Tryeza e Diskutimit “Adresimi i dhunës përmes internetit në shkolla”, në kuadër të Javës për Internet të Sigurt

Data e publikimit

IMG_3887

Sot u mbajt Tryeza e Diskutimit me temën: “Adresimi i dhunës përmes internetit në shkolla”, në kuadër të Javës për Internet të Sigurt me moton: “Krijo, lidhu dhe trego respekt: Një internet më i mirë fillon me ty” që po shënohet nga 02-09 shkurt 2018, në kuadër të Ditës së Internetit të Sigurt që shënohet nga rreth 130 vende të Botës.

IMG_3807

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse dhe shkollave, duke përfshirë drejtorë shkollash, mësimdhënës dhe nxënës. Nga diskutime e realizuara në këtë Tryezë dolën këto rekomandime:
– Institucionet përgjegjëse duhet të ofrojnë internet të sigurt për shkollat, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe kufizimeve në faqet që kanë përmbajtje jo adekuate për fëmijët;
– Duhet të organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit të prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve për rreziqet që vijnë nga keq-shfrytëzimi i internetit;
– Duhet të organizohen aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve të mësimdhënësve për përdorimin e TIK-ut në shkolla;
– Duhet të organizohen sesione informuese me stafin shkollor për të ngritur vetëdijen tek komuniteti shkollor për rreziqet në internet;
– Udhëzuesit për përdorim të sigurt të internetit duhet të promovohen edhe më shumë dhe duhet inkurajuar mësimdhënësit që t’i shfrytëzojnë si burime alternative gjatë procesit të mësimdhënies;
– Hartimi / Rishikimi / Plotësimi i Rregulloreve në nivel shkolle që të rregullojnë çështjen e përdorimit të internetit brenda hapësirave shkollore;
– Shërbimet profesionale brenda shkollës të krijojnë mekanizma për të adresuar dhunën që buron nga keq-shfrytëzimi i internetit (fuqizimi i Ekipeve për Ndërmjetësim mes bashkëmoshatarëve);
– Plani Zhvillimor i Shkollës të plotësohet me masa dhe veprime konkrete për rritjen e sigurisë në shkollë, duke përfshirë masa konkrete për parandalimin e dhunës nga keq-shfrytëzimi i internetit;
– Të shikohet mundësia e përdorimit të programeve (software) që mundësojnë aplikimin e kufizimeve gjatë përdorimit të internetit në shkolla;
– Të organizohen debate nëpër televizionet nacionale dhe në media tjera me qëllim të vetëdijesimit të popullatës për përdorimin e drejtë të internetit;
– Të shikohen mundësitë për të themeluar Grupin e Teknologjisë brenda shkollës, si mekanizëm për të përkrahur shkollën në aplikimin e masave për internet të sigurt.

Kjo tryezë diskutimi u organizua në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara – FIT, në kuadër të projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC me përkrahjen financiare nga Unicef Kosovo Programme#SID2018