Trajnimit për mentorë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Data e publikimit

dsc_0757

Moduli 1 i trajnimit për mësimdhënësit e shkollave të mesme që do të punojnë si mentorë me nxënësit e shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mbahet në datat 10 dhe 11 dhjetor. Trajnimi organizohet në kuadër të projektit EU SIMRAES 2, në bashkëpunim me organizatat VoRAE dhe REF.

Ky trajnim i përgatit mentorët që të kuptojnë kompleksitetin dhe rolin e mësimdhënësve në pozitën e mentorit të nxënësve të cilët kanë nevojë për mbështetje në tejkalimin e sfidave gjatë shkollimit të mesëm, rritjen e cilësisë së shkollimit, vajtjes në shkollë dhe përgatitjes për karrierë. Pas kryerjes së këtij trajnimi, mentorët do të zbatojnë programin e mentorimit dhe do ta përshtatin atë me nevojat e nxënësve të mentoruar.