Lajme

Trajnimi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore (EDSh)”

10 Dhjetor, 2016
Description

Trajnimi “Edukimi për Drejtësi Shoqërore (EDSh) me mësimdhënës dhe prindër të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është duke u mbajtur me 5 grupe. Pjesëmarrësit janë nga qendrat mësimore në Fushë Kosovë, Mitrovicë, Plemetin të komunës së Obiliqit, Rahovec, Prizren dhe Gjakovë. Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2” dhe ka filluar të mbahet nga datat 3,4, 10,11 dhe do të vazhdojë  me 17,18  dhjetor 2016.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të ngrisin njohuritë e tyre, të kuptuarit dhe ndjeshmërinë për mekanizmat të cilat përjetësojnë dhe mbajnë sistemin e dominimit si dhe të zotohen ndaj procesit të ndërtimit të kapacitetit për transformim personal, profesional dhe institucional.

Lajme