Lajme

Trajnimi avancues i programit FACE

28 Shtator, 2018
Description

U mbajt trajnimi avancues i programit FACE (Family and Children in Education), nga trajnerët të Universitetit të Cyrrihut IPE-PHZH në të cilin morën pjese mësimdhënës të shkollave fillore.

Po ashtu sot u organizua një prezantim i programit FACE para koordinatorëve të qendrave mësimore, me qëllim të njohjes me programim si dhe mundësive të implementimit të tij në qendra mësimore.

Programi FACE (Familjet dhe fëmijët në arsim) është program arsimor që synon të mbështesë fëmijët, për ti bërë të vetëdijshëm për kompetencat e tyre. Programi  promovon cilësinë e të jetuarit dhe të mësuarit së bashku në një mjedis multi-kulturor dhe multi-etnik.

Lajme