Lajme

Trajnimet për të drejtat e fëmijës dhe ndërmjetësimin në mes bashkëmoshatarëve

10 Prill, 2018
Description

Në kuadër të projektit Promoting and Protecting Children’s Rights-PPCR, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë filloi trajnimet për të drejtat e fëmijës dhe ndërmjetësimin në mes bashkëmoshatarëve, me 40 shkollat përfituese të viseve rurale.
Në këto trajnime marrin pjesë nga dy mësimdhënës, dy prindër, dy nxënës dhe drejtorët e të gjitha shkollave përfituese të projektit.

Ky aktivitet po zhvillohet pas ngritjes së kapaciteteve të OJQ-ve përfituese të projektit dhe objektivi i përgjithshëm është që pas trajnimeve në shkolla, të krijohen mjedise miqësore dhe pa dhunë për fëmijët nëpër shkollat e Kosovës.

Lajme