THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME

Data e publikimit

Mundësi Punësimi (3)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe ForumZFD, në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, shpall:

THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME

Për financimin e projekteve të vogla për OJQ-të në Kosovë në kuadër të projektit “Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës”.
Shuma për një projekt është nga €9,000.00 – € 11,000.00 dhe do të financohen rreth 10 projekte.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është: 20 shtator 2017 ora 16:00.

Detajet e thirrjes dhe udhëzimet për aplikim mund të gjendet në këtë dokument: Thirrja për propozime.

Për të aplikuar për grante ju lutem përdorini këto forma të aplikimit: Forma narrative e aplikimit dhe  Forma buxhetore e aplikimit.

Ndërsa dorëzimi i dokumenteve bëhet në adresën elektronike akabashi@kec-ks.org.