Lajme

Thirrje për pjesëmarrje në Koalicionin Kombëtar në kuadër të projektit ARISE

21 Maj, 2021
Description

Për projektin ARISE:

ARISE (Action for Reducing Inequalities in Education / Iniciativa për zvogëlimin e pabarazive në arsim)  është një Projekt rajonal 4 vjeçar që ka filluar të zbatohet në mars 2020 dhe që financohet nga Instrumenti për Mbështetjen Para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian.

Konzorciumi përbëhet nga 8 organizata partnere nga 7 shtete:

  • Qendra për Arsim e Kosovës (Kosovë – Koordinatore e projektit),
  • Network of Education Policy Centers (Kroaci),
  • Centre for Education Policy (Serbi),
  • Education Reform Initiative (Turqi),
  • Centre for Educational Initiatives Step by Step (Bosnia dhe Herzegovina),
  • The Foundation for Educational and Cultural Initiatives Step by Step (Maqedonia e Veriut),
  • Children are the Future (Shqipëria),
  • proMENTE Social Research (Bosnia dhe Herzegovina).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve të OShC-ve (si të organizatave partnere të zbatimit të projektit ashtu edhe të organizatave me bazë në komunitet (grassroots)) për zhvillimin e politikave dhe avokimin në fushën e barazisë në arsim përmes bashkëpunimit rajonal dhe ngritjes së koalicioneve kombëtare. Përmes projektit, çështja e varfërisë dhe e nxënësve të prekur nga varfëria do të trajtohet në dy nivele: nga njëra anë, politikat arsimore dhe sociale që mund të ofrojnë zgjidhje afatgjata për krijimin e barazisë në arsim, dhe nga ana tjetër  ndërhyrjet pilot në nivel shkolle që do të trajtojnë nevojat emergjente të nxënësve me status social-ekonomik (SSE) të ulët, duke ofruar gjithashtu mësime dhe sugjerime për politikat.

Për më shumë detaje rreth projektit ju lutem shfletoni https://www.arisenetwork.eu/en/ apo  https://www.facebook.com/ARISEproject

Çka janë Koalicionet Kombëtare në kuadër të projektit ARISE?

Në mënyrë që të rritet  ndikimi në politikë-bërje dhe po ashtu në ndryshimet sistematike në nivelin kombëtar, projekti synon të përfshijë akterët kryesorë arsimor që merren me çështjen e varfërisë dhe mbështetjen e nxënësve me status të ulët socio-ekonomik duke krijuar një platformë bashkëpunimi për ndarjen e njohurive, pra, Koalicionin Kombëtar – në gjashtë vende pjesëmarrëse (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni Veriore, Serbi, Turqi).

Në secilin vend pjesëmarrës, Koalicioni Kombëtar do të përbëhet nga përfaqësues të OShC-ve, shkolla, organizata me bazë në komunitet, hulumtues nga fusha e varfërisë dhe gjithëpërfshirjes, politikëbërës / përfaqësues të qeverisë.

Koalicionet Kombëtare duhet të sjellin në projekt nevojat dhe specifikat e vendit të tyre dhe të sigurojnë qasje multi-perspektivëshe për temën që duhet të trajtohet nga aspekte të ndryshem. Anëtarët e Koalicionit Kombëtar pritet të:

– sigurojnë të dhëna dhe informacione kthyese për aktivitetet dhe rezultatet e projektit;

– promovojnë aktivitetet dhe rezultatet e projektit;

– identifikojnë mënyra për bashkëpunimin e palëve të ndryshme të interesit dhe profesionistëve në vendet e tyre;

avokojnë për ndryshimin e politikave;

– marrin pjesë në pesë takime të Koalicioneve Kombëtare dhe konferencën përfundimtare në nivel të vendit.

Meqenëse çështja e varfërisë dhe nxënësve të prekur nga varfëria kërkon një qasje komplekse dhe shumëdimensionale dhe në mënyrë që të shohim situatën aktuale, partnerët e projektit kanë hartuar raporte në nivel vendi.  Në këtë drejtim, janë analizuar të gjitha dokumentet dhe politikat që lidhen me barazinë dhe janë ndërmarrë konsultime të ndryshme me institucionet përkatëse dhe ekspertët, si dhe janë organizuar fokus grupe dhe intervista me politikëbërësit, drejtorët e shkollave, mësuesit, stafin ndihmës të shkollës, nxënësit, prindërit, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët arsimor. Të gjitha këto të dhëna janë përmbledhur në raporte kombëtare dhe përmbledhje të politikave, të cilat mund të gjinden këtu: https://arisenetwork.eu/en/publications/policy-briefspapers/

Bazuar në analizën e kryer në Kosovë, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe personat me nevoja të veçanta ose me status të ulët socio-ekonomik, njihen si grupe të cenueshme që rrezikojnë diskriminimin, përjashtimin dhe varfërinë. Rreziku i cenueshmërisë është veçanërisht më i lartë për njerëzit nga zonat rurale, gratë, fëmijët, të papunët dhe pakicat etnike. Edhepse ekziston korniza ligjore, zbatimi i mjaftueshëm i politikave ekzistuese mungon.

Çështjet urgjente që janë identifikuar gjatë analizës janë: kapitali i kufizuar financiar dhe njerëzor, mungesa e mekanizmave të monitorimit, angazhimit të prindërve dhe zhvillimi profesional i mësuesve.

Në mënyrë që të trajtojmë këto çështje përmes aktiviteteve tona të projektit, ne kemi nevojë për ndihmë nga akterë me përvojë, qoftë nga politikëbërësit ashtu edhe nga zbatuesit e politikave, dhe për këtë arsye ne do të dëshironim të përfshijmë ekspertë nga fushat e mëposhtme,si anëtarë të Koalicionit Kombëtar:

– Përfaqësues të Ministrive, agjencive ose organizatave shtetërore që punojnë me mësimdhënës, drejtorë shkollash dhe përfaqësues nga fusha e mirëqenies sociale;

– Përfaqësues nga politikëbërësit në nivelin lokal;

– Përfaqësues të Qendrave Mësimore dhe EPRBM-ve;

– Përfaqësues të OShC-ve dhe organizatave me bazë në komunitet që punojnë me grupe të margjinalizuara (fëmijë dhe prindër, veçanërisht ata me status të ulët socio-ekonomik, komunitete të ndryshme dhe nxënës me nevoja të veçanta), mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave.

Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e Koalicionit Kombëtar në Kosovë, duhet të plotësojnë dhe dërgojnë Shprehjen e Interesit që mund të shkarkohet këtu, në ptahiri@kec-ks.org  deri më 04 qershor 2021.

Lajme