Thirrje për aplikim: Mobilitete afatshkurtra dhe afatgjate nga Kosova në Poloni

Data e publikimit

Capture final

Të lidhur përmes mobilitetit
Mobilitete afatshkurtra dhe afatgjate nga Kosova në Poloni

Tetor 2022 – Nëntor 2022 (Afatshkurtër)
Tetor 2022 – Janar 2023 (Afatgjatë)

Thirrje për aplikim

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpuni me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon raundin e dytë të mobiliteteve afatshkurta dhe afatgjate përmes projektit Connected Through Mobility (EAC-2020-0865) për nxënësit e shkollave profesionale në Kosovë. Mobiliteti afatshkurtër do të organizohet në Poloni gjatë periudhës tetor-nëntor 2022, ndërsa mobiliteti afatgjatë do të organizohet poashtu në Poloni gjatë periudhës tetor 2022-janar 2023.

Ky projekt pilot ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Mobiliteti afatshkurtër përmban programin 1 mujor të trajnimit profesional ndërsa programi afatgjatë i mobilitetit përmban programin 3 mujor.

Objektivat e mobiliteteve:

-Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe të gjuhës
-Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës
-Nxitja e kualitetit, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobilitetet sidomos përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve Evropiane.

Forcimi i dimensioneve evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:

– Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjësmarrjes demokratike
– Promovimi i njohurive të përbashkta Evropiane në trashigimi dhe diverzitet
– Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë

Ne po kërkojmë:

10 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire

4 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatgjatë (3 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire

Ftohen të aplikojnë të gjithë nxënësit/studentët e profileve të ndryshme përveç atyre në Ekonomi dhe IT.

Kushtet për aplikim:

-Të jeni nxënës të shkollave profesionale- klasa 10-11-12 (mosha 16-18) për mobilitet afatshkurtër dhe nxënës i klasës 12 ose i sapo diplomuar dhe studentë (mosha-18-22) për mobilitetin afatgjatë
-Njohuri e gjuhës Angleze
-Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër
-Të hapur ndaj mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtar
-Të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me njerëz tjerë.

Procesi i aplikimit:

Formën online të aplikimit mund ta gjeni në këtë vegëz https://forms.gle/khFv5S2WyEFD8aQJA

Intervistë e suksesshme pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë)

Kur dhe ku?

Në Poloni, gjatë periudhës tetor 2022 – nëntor 2022 për mobilitetin afatshkurtër dhe tetor 2022 – janar 2023 për mobilitetin afatgjatë.

Kushtet për nxënës:

Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.
Transporti – Transporti nga Kosova në Poloni dhe anasjelltas mbulohet nga programi.
Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.
Viza – Organizatorët i mbulojnë shpenzimet e vizave për pjesëmarrës.
Meditjet – Pjesëmarrësit do të marrin meditje për shpenzime ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.
Përkrahja e përgjithshme – Përkrahja nga mbikëqyrësi, mësimdhënësi shoqërues do të jetë gjatë gjithë kohës bashkë me stafin vendor.

Data e fundit e aplikimit është 12 gusht 2022 deri në orën 12.00.

Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në akabashi@kec-ks.org.

Ky projekt është pjesë e Instrumentit Evropian (IPA II)e financuar nga Komisioni Evropian.