Thirrje për aplikim: Mobilitet afatshkurtër në Hungari

Data e publikimit

Capture final

Mobilitet afatshkurtër nga Kosova në Hungari

 7 janar – 3 shkurt 2023

Thirrje për aplikim

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon raundin e tretë të mobilitetit afatshkurtër përmes projektit “ Të lidhur përmes mobilitetit/Connected through Mobility” (EAC-2020-0865) për nxënësit e shkollave profesionale në Kosovë.

Mobiliteti afatshkurtër do të organizohet në Budapest-Hungari prej 7 janar 2023 deri më 3 shkurt 2023.

Ky projekt pilot ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Mobiliteti afatshkurtër përmban programin 1 mujor të trajnimit profesional në tri fusha: Mekanikë e veturave, parukeri/estetikë dhe hoteleri/gastronomi.

Objektivat e mobilitetit:

-Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe të gjuhës;
-Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës;
-Nxitja e kualitetit, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobiliteti përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve Evropiane.

Forcimi i dimensioneve Evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:

-Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjesëmarrjes demokratike;
-Promovimit të njohurive të përbashkëta Evropiane në trashëgimi dhe diversitet;
-Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë.

Ne po kërkojmë:

-10 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm të bëjnë praktikën në kompaninë nikoqire.
-1 mësimdhënës i/e cili/a është i gatshëm të marrë pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) duke u kujdesur për grupin e nxënësve gjatë praktikës në kompanitë nikoqire.

Ftohen të aplikojnë mësimdhënës dhe nxënës të shkollave profesionale të profileve: Mekanikë e veturave, parukeri-estetikë dhe hoteleri/gastronomi.

Kushtet për aplikim:

-Të jeni nxënës të shkollave profesionale, klasa 10-11-12 (mosha 16-18).
-Të keni njohuri të gjuhës angleze.
-Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër.
-Të jeni të hapur ndaj mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtar.
-Të jeni të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me të tjerët.

Procesi i aplikimit:

Formën online të aplikimit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://forms.gle/tyKBQPo2tZbewcFV9

Intervistë e suksesshme pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë).

Kur dhe ku?

 Në Budapest, Hungari: 7 janar 2023 – 3 shkurt 2023.

Kushtet për nxënës:

Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.
Transporti – Transporti nga Kosova në Budapest, Hungari dhe anasjelltas mbulohet nga programi.
Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.
Viza – Organizatorët i mbulojnë shpenzimet e vizave për pjesëmarrës.
Meditjet – Pjesëmarrësit do të marrin meditje për shpenzime ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.
Përkrahja e përgjithshme – Përkrahja nga mbikëqyrësi, stafi vendor dhe mësimdhënësi shoqërues do të jetë gjatë gjithë kohës.

 

Data e fundit e aplikimit është 25 nëntor 2022 deri në orën 16.00.

Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në akabashi@kec-ks.org.

Ky projekt është pjesë e Instrumentit Evropian (IPA II) e financuar nga Komisioni Evropian.