Lajme

THIRRJE PËR APLIKIM: MOBILITET AFATSHKURTËR NË GREQI

7 Shkurt, 2023
Description

Mobilitet afatshkurtër në Greqi

 7 maj – 3 qershor 2023

Thirrje për aplikim

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon raundin e katërt të mobilitetit afatshkurtër përmes projektit “ Të lidhur përmes mobilitetit/Connected through Mobility” (EAC-2020-0865) për nxënësit e shkollave profesionale në Kosovë.

Mobiliteti afatshkurtër do të organizohet në Leptokarya dhe Platamonas Greqi prej 7 maj 2023 deri më 3 qershor 2023.

Ky projekt pilot ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Mobiliteti afatshkurtër përmban programin 1 mujor të trajnimit profesional në fushën Hoteleri/Gastronomi.

Objektivat e mobilitetit:

-Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe të gjuhës;
-Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës;
-Nxitja e kualitetit, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobiliteti përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve Evropiane.

Forcimi i dimensioneve Evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:

-Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjesëmarrjes demokratike;
-Promovimit të njohurive të përbashkëta Evropiane në trashëgimi dhe diversitet;
-Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë.

Ne po kërkojmë: 10 nxënës të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatshkurtër (1 muaj) dhe të gatshëm të kryejnë praktikën në kompaninë nikoqire.

Ftohen të aplikojnë nxënës të shkollave profesionale të profilit: Hoteleri/Gastronomi.

Kushtet për aplikim:

-Të jeni nxënës të shkollave profesionale, klasa 10-11-12 (mosha 16-18).
-Të keni njohuri të gjuhës angleze.
-Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër.
-Të jeni të hapur ndaj mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtar.
-Të jeni të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me të tjerët.

Procesi i aplikimit:

1.Plotësimi online i aplikimit të cilin mund ta gjeni në këtë vegëz https://forms.gle/T5aXZyYddFK2ZmzP8  
2.Intervistë e suksesshme pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë)

Kur dhe ku?
Në Greqi, Leptokarya dhe  Platamonas: 7 maj 2023 – 3 qershor 2023.

Kushtet për nxënës:

Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.
Transporti – Transporti nga Kosova në Greqi dhe anasjelltas mbulohet nga programi.
Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.
Viza – Organizatorët i mbulojnë shpenzimet e vizave për pjesëmarrës.
Meditjet – Pjesëmarrësit do të marrin meditje për shpenzime ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.
Përkrahja e përgjithshme – Përkrahja nga mbikëqyrësi, stafi vendor dhe mësimdhënësi shoqërues do të jetë gjatë gjithë kohës.

 

Data e fundit e aplikimit është 17 shkurt 2023 deri në orën 16.00.

Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në akabashi@kec-ks.org.

Ky projekt është pjesë e Instrumentit Evropian (IPA II) e financuar nga Komisioni Evropian.

Lajme