Shkolla verore 3-ditëshe për mësimdhënës të gjimnazeve partnere

Data e publikimit

IMG_5642

Në kuadër të Programit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”-ASSET, po mbahet shkolla verore 3-ditëshe për mësimdhënës të gjimnazeve partnere. Synimi i kësaj shkolle është që mësimdhënësit e fushave të ndryshme të zbatojnë përdorimin e pajisjeve të teknologjisë arsimore në mësimdhënie dhe në projekte shkollore.

Përmes punëtorive të shkurtra, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri praktike për përdorimin e pajisjeve si: Arduino/Elektronikë, PocketLab, mikroskopi elektronik, CNC ruteri, 3D Printeri, prerësi laserik dhe makina qepëse kompjuterike.

Programi ASSET financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.