Lajme

Salloni i së Martës: Çfarë duhet e nuk po ju mësojmë nxënësve tanë në shkolla?

16 Nëntor, 2017
Description

Të martën më 14 Nëntor 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: “Çfarë duhet e nuk po ju mësojmë nxënësve tanë në shkolla?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Dr. Keith Prenton, ekspert i arsimit; Dr. Xhavit Rexhaj, ekspert i arsimit; dhe Selim Mehmeti, hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës. Pjesëmarrësit dhe panelistët bien dakord që problemi nuk është tek nxënësit, mësuesit apo prindërit por problem mbetet sistemi i edukimit i cili është nën kompetencën e Qeverisë. Poashtu u shpreh nevoja e përfshirjes së teknologjisë në sistemin e arsimit për shkak që ajo do të mundësonte që nxënësi të jenë më kreativ dhe poashtu të  mësojnë prej shumë perspektivave.

Ky sallon u moderua nga Petrit Tahiri, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe editoriali u shkrua nga Edona Begu.

Ky Sallon u organizua në kuadër të javës ndërkombëtare të Arsimit në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Zhvillim (D4D). 

Fjalimet e panelistëve mund ti gjeni në linqet më poshtë:

Keith Prenton- Ekspert Ndërkombëtar i Arsimit

Xhavit Rexhaj- Ekspert i Arsimit

Selim Mehmeti – Hulumtues në Institutin Pedagogjik

Lajme