Lajme

Renovimi i klasës parapërgatitore në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren

11 Shtator, 2019
Description

Të gjithë duhet të kenë një mundësi për të mësuar në një mjedis pozitiv, të shijojnë procesin e të mësuarit dhe të ndjehen të qetë dhe të kënaqur brenda tij” (Barry Saide, Drejtor shkolle në “Roosevelt School”).

Në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” që përkrahet nga Roma Education Fund – REF dhe Komisioni Evropian përmes projektit regjional “Rritja e mundësive të edukimit për nxënësit, studentët dhe të rinjtë rom në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi” dhe që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, është bërë renovimi i klasës parapërgatitore në shkollën fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren.

Lajme