Lajme

Punëtoria për hartimin e buxhetit të PSAK

14 Qershor, 2016
Description

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor) dhe projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), po mbajnë punëtorinë për hartimin e buxhetit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës 2017-2021 (PSAK), i përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët zhvillimorë vendor dhe ndërkombëtarë.

Në këtë punëtori po marrin pjesë zyrtarë për arsim nga niveli qendror, nga DKA-të, përfaqësues të agjencive të ndryshme zhvillimore vendore, të shoqërisë civile, si dhe profesor universitarë, drejtorë dhe mësimdhënës të institucioneve arsimore të Kosovës.

Të gjithë pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të ndara sipas objektivave strategjike të PSAK, për të finalizuar hartimin e buxhetit.

Lajme