Lajme

Përurimi i hapësirave krijuese në Viti dhe Ferizaj

28 Tetor, 2019
Description

Gjatë muajit tetor 2019, Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” ka organizuar ceremonitë e përurimit të hapësirave krijuese në gjimnazet: “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj dhe “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Nxënësit kanë mirëpritur zyrtarët e USAID-it, komunave dhe Programit, me ç’rast nxënësit kanë demonstruar përdorimin e pajisjeve të ofruara nga programi dhe kanë shprehur idetë e tyre për përdorimin e tyre për të mësuarit praktik.

Lajme