Lajme

Pensionimi i parakohshëm për shkaqe shëndetësore: Rasti i mësimdhënësve

20 Mars, 2019
Description

Sot, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN)” prezantoi studimin “Pensionimi i parakohshëm për shkaqe shëndetësore: Rasti i mësimdhënësve”, i cili shqyrton bazën ligjore për rregullimin e pensioneve në Kosovë si dhe identifikon praktikat e rregullimit të pensionimit të parakohshëm në disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Për më shumë, ky studim ofron alternativa të ndryshme se si mund të rregullohet pensionimi i parakohshëm për punonjësit e arsimit, ndikimin buxhetor që mund të kenë këto mundësi dhe rekomandimet për përgatitjen e bazës ligjore e cila mundëson pensionimin e parakohshëm të punonjësve të arsimit të cilët përballen me sëmundje të rënda kronike.

Për më shumë informata, studimin mund ta gjeni në vegëzën e mëposhtme:
http://keen-ks.net/…/pensionimi_i_parakohshem_i_mesimdhenes…

Lajme