Ngjarja lansuese e projektit "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim" KEEN

Data e publikimit

DSC_0426

Sot u mbajt ngjarja inauguruese e Projektit “ Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”. Në ngjarjen e lansuese të Projektit KEEN ndër të tjerë, ishin të pranishëm edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe përfaqësuesi i BE-së. Ministri Bajrami dhe Abrashi shprehën përkushtimin e qeverisë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Projektin KEEN që synim parësor ka lidhjen e arsimit me tregun e punës me theks të veçantë përfshirjen e grupeve në nevojë.

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN është projekt i financuar nga BE-ja, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me Balkan Sunflowers, APPK – Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë, Akademia e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike (ATTA) dhe SPARK.