Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe “KEEN"

Data e publikimit

15977252_10154012376720916_8215282534969726210_n

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, dje ka nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe “Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim” për dy projekte në fushën e arsimit dhe përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Gjakovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit synon të bëjë hartimin e Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Gjakovës 2017-2021 si dhe përcakton kushtet dhe përgjegjësitë e bashkëpunimit në hartimin e Planit Zhvillimor për Arsim 2017-2021.

Kosovo Education and Employment Network – KEEN është një koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile të cilat angazhohen në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale. Ky koalicion ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.